Ultra eSim
Zgjidhja e thjeshtë për roaming e klientëve tuaj — pa SIM fizike, me mbulim global.
Bashkëpunim me Agjensi Turistike
Ne tek Ultra eSim ofrojmë plane fleksibile për agjensitë turistike — paketat tona janë të përshtatshme për çdo itinerar dhe ju japin mundësinë të rritni fitimin tuaj.
Për çdo marrëveshje, ofrojmë ulje nga 10% deri 25% mbi paketat tona të blera nga agjensia. Ju mund t’i shisni më tej klientëve tuaj deri në çmimin maksimal që dëshironi për të maksimizuar fitimin.
Si funksionon bashkëpunimi
- Regjistrimi — Agjensia regjistrohet si partner dhe merr akses në portalin tonë profesionale.
- Zgjedhja e paketave — Përzgjidhni plane të përshtatshme për destinacionet e klientëve tuaj.
- Uljet — Aplikohen automatikisht zbritjet 10–25% në blerje volumi ose marrëveshje mujore.
- Shitja te klientët — Ju mund t’i rishisni paketat me çmimin që vendosni për të maksimizuar fitimin.
Përfitimet për agjensitë
10–25% Ulje
Zbritje sipas volumit dhe modelit të bashkëpunimit.
Pa SIM fizike
Instalim i shpejtë dhe mbulim global — më pak logistike për ju.
Fitim më i lartë
Shisni paketat në çmimin që dëshironi për të rritur marzhen e fitimit.
Portal B2B
Menaxhim i porosive, raportim dhe API për integrim me sistemet tuaja.
Si të filloni
- Na shkruani në Email, Instagram ose Facebook.
- Një nga menaxherët tanë do t’ju kontaktojë brenda 48 orëve për ofertën e personalizuar.
- Nënshkruani marrëveshjen dhe filloni të blini me uljet e kontraktuara.
Ultra eSim — Partneri juaj për lidhshmërinë globale të turistëve.